Policia Rrugore vijon kontrollet e dedikuara, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.
Si rezultat i kontrolleve të dedikuara, është arrestuar në flagrancë një shtetas që drejtonte automjetin, në efektin e lëndëve narkotike.
Shkon në 27 numri i drejtuesve të automjeteve që kanë rezultuar në efektin e drogave, pas testimit me aparatin AquilaScan, gjatë këtij viti.
Shërbimet e Policisë Rrugore, në vijim të kontrolleve për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor dhe drejtojnë automjetet, në mënyrë të parregullt, arrestuan në flagrancë shtetasin L. B.
Ky shtetas u ndalua për kontroll pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar automjetin, në mënyrë të parregullt. Pas testimit me aparatin AquilaScan, rezultoi se shtetasi L. B. drejtonte automjetin, në efektin e lëndëve narkotike.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
#udhëtomejetënnëmendje 🛣️🚘
#zbatorregullat✅⚠️
#mbrojetën
#respektokëmbësorët 🚶🚸