Tre shtetas, banues në Tiranë, janë arrestuar në kuadër të një operacioni policor të koduar “Falsifikimi”. Gëzim Xhafa 64 vjeç, si dhe Artur Bramo e Shpëtim Bega nga 59 vjeç kanë rënë në prangat e policisë pasi falsifikonin certifikta pronësie, diploma apo kartela pasurie.
Pas kontrolleve në disa ambiente, blutë e Tiranës kanë sekuestruar disa aparate celulare, usb, laptopë, si dhe dokumenta të falsifikuara ose mjete që do të përdoreshin për këtë qëllim. Përgjimi dhe blerjet e simuluara kanë qenë disa nga mënyrat e përdorura për të rënë në gjyrmët e tre të arrestuarve.
Shtetasit akuzohen për veprat penale si “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave” dhe “Prodhimi i mjeteve për falsifikim të dokumenteve”.