Një debat i ndodhur në mes të Big Mamës dhe Antonela Berishës në shtëpinë e Big Brother VIP është rikthyer edhe në pataten e së premtes (25 shkurt) të post BB VIP.
Big Mama dhe Antonela u përfshinë në debate të ashpra me njëra-tjetrën, gjë që ndikoj edhe në largimin e këngëtares, e cila la përgjysmë rrugëtimin në shtëpinë e famshme.
Një diskutim tjetër mes tyre ka ndodhur edhe pas rikthimit të këtij debati, ndërsa nuk kanë kursyer as ofendimet.
View this post on Instagram
Derisa Antonela ka diskutuar për gjithë situatën që u krijua pas debatit të tyre, Big Mama ka reaguar sërish me tone të larta, duke e quajtur mashtruese dhe se nuk është penduar për asgjë që i ka thënë.
“Nuk ia vlen të zgjas debatin me ty. Unë jam karakter dhe jo si ti mashtruese. Pak kam thënë edhe më shumë meriton, nuk ta jap mundësinë të më kesh mua përball, kur të kam ofenduar serbisht, unë kam një profesion, nuk jam si ti, bëre akuzën ndaj meje, u mundove të më prekësh në pikën më të dobët për të më ulu mua, merr vesh sot e njëqind vjet, unë nuk jam mashtruese, mashtruese je ti. Iu rri ballë atyre që kam thënë, atë mendim e kam ende”, është shprehur Big Mama e cila u ngrit dhe u largua.
View this post on Instagram
Ndërkohë, Antonela ka vazhduar gjithashtu diskutimin me aktoren, Arjola Demiri, me të cilën po ashtu kishte debate dhe një marrëdhënie jo të mirë gjatë qëndrimit të saj disa javor në shtëpinë e famshme. /
abc24.al/