Këngëtari Luiz Ejlli është përfshirë në një debat të ashpër me aktoren Olta Gixhari.
Teksa ishin duke qëndruar me banorët në oborr, Luizi i thotë Oltës se e ka frikë, teksa shtoi se aktorja do të pendohet që ka hyrë në BBV.
Pjesë nga debati:
Luizi: Ti më ke frikë mua!
Olta: Po tallesh? Ti je frikacak! Unë po të kisha frikë nuk e bëja këtë diskutim tani me ty!
Luizi: Nëse unë do jem këtu të dielën ti ke për tu penduar për ditën që ke hyrë në këtë shtëpi!
Olta: Domethënë ti po më kërcënon? Mirë se do e shohim!