Ja cilët janë personazhet më të pëlqyer në “Instagram” për këtë javë

0
Gjigandi

Ja se cilët janë personazhet shqiptarë dhe të huaj që janë pëlqyer më shumë nga publiku gjatë kësaj jave.

Personazhet shqiptarë

1. Një nga protagonistët e këtij sezoni të “Big Brother VIP” është këngëtari Luiz Ejlli. Që pas spektaklit të së martës, ai është kryefjala e këtyre ditëve lidhur me situatën e krijuar që tronditi opinionin publik. Ai ka fituar plot 47 mijë ndjekës për pak ditë që kur filloi edicioni i “BBV”.

2. Kiara Tito, një nga banoret e “Big Brother VIP” ka qenë një ndër emrat më të përfolur ditët e fundit, së bashku me Luiz Ejllin që ka shprehur një pëlqim për të. Ajo ka shtuar 9 mijë ndjekës këtë javë.

3. Sara Hoxha pasi fitoi “Dancing With The Stars” duket se po e merr këtë periudhë për të pushuar së bashku me Ledrin dhe vogëlushen e tyre. Ajo ka fituar 6 mijë ndjekës.

RonaTyra

4. Bjordi Mezini është një nga banorët që ka hyrë këtë javë në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Kjo nuk është një eksperiencë e panjohur për të pasi ai ka qenë konkurrent në “Big Brother 1”. Ai ka fituar 5.1 mijë ndjekës.

5. Donald Veshaj ditët e fundit ka qenë duke shijuar pushimet me partneren e tij, Bora Zemanin. Ai ka fituar 5 mijë ndjekës këtë javë.

Personazhet e huaj

5. Rita Ora na ka surprizuar edhe një herë me pamjen e saj në këngën e saj të re që pritet të dalë së shpejti, teksa veshi një fustan nusërie në videon e saj të fundit TikTok. Ajo ka fituar 100 mijë ndjekës.

4. Ylli i muzikës pop dhe jo vetëm, Lady Gaga së fundmi ka fituar një popullaritet të madh me këngën e saj “Bloody Mary” dhe shumë fansa duan ta shohin artisten në sezonin e dytë të serialit televiziv Wednesday në Netflix. Skena e kërcimit në melodinë e Bloody Mary e paraqitur në episodin e katërt të Wednesday është bërë trend në TikTok. Ajo ka fituar 400 mijë ndjekës në Instagram.

3. Grupi i njohur Måneskin janë ndër artistët më të famshëm dhe që shpesh ndodhen në qendër të vëmendjes me stilin e tyre unik. Ata kanë fituar 400 mijë ndjekës këtë javë.

2. Gordon Ramsay njihet shumë për figurën e tij si pjesë e botës së kulinarisë si një ndër shefat më të famshëm në botë, por familja e tij e madhe është padyshim në qendër të vëmendjes kur bëhet fjalë për jetën e tij private. Duket se gjatë një interviste aksidentalisht na la të dyshonim se ai dhe gruaja e tij Tana janë në pritje të fëmijës së tyre të gjashtë. Gordon ka fituar 900 mijë ndjekës në Instagram.

1. Këngëtarja kolumbiane Shakira ka bashkëpunuar me producentin Bizarrap në një këngë krejt të re, “Shakira Bzrp Music Sessions 53”, e cila do të publikohet të mërkurën. Tekstet e zbuluara thuhet se e tregojnë këngëtaren duke kënduar “I’m too big for you” në atë që duket të jetë një dedikim për ish-in e saj Gerard, 35 vjeç dhe të dashurën e tij të re Clara Chia Marti./TCH

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu