Themelohet ‘fondit i Tokës’, kush është bosi që do të japë 10 miliardë dollarë

0
Gjigandi

Ngrohja globale është një nga problemet më të mëdha me të cilat po përballet bota sot. Miliarderi Jeff Bezos ka themeluar “fondin e tokës së Bezos” dhe është duke u planifikuar që të nisë financimi i projekteve mjedisore në verë.

Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos ka njoftuar se do të investojë 10 miliardë dollarë në luftën kundër ndryshimit të klimës. Kësti i parë nga kjo shumë do të jepet në verë.

Në një postim në rrjetet sociale, miliarderi ka shkruar:

Toka na përket të gjithëve, le ta mbrojmë së bashku.‘‘
Ndryshimet klimatike janë një kërcënim i madh me të cilat po përballet planeti tokë. Bezos ka thënë se ai dëshiron të punojë me këdo që ka ide për të ndaluar efektet shkatërruese të ndryshimit të klimës në planetin tonë.

Po ashtu ai ka bërë me dije:

RonaTyra

Kjo iniciativë globale do të financojë shkencëtarë, aktivistë dhe organizata joqeveritare që të bëhet çdo përpjekje që ofron një mundësi reale për të kontribuar në ruajtjen e planetit tonë. Ne mund ta shpëtojmë tokën. Aksione kolektive duhet ndërmerren nga ndërmarrje të mëdha, kompani të vogla, shtete, kombe, organizata globale dhe individë. Nga të gjithë.’’⁣⁣
Ka dhe nga ata që nuk e kanë besuar këtë nismë të miliarderit dhe kanë thënë:

Kur Amazon do të ndalojë së ndihmuar kompanitë e naftës dhe gazit që e shkatërrojnë më shumë tokë, atëherë do të jetë i besueshëm.’’
Bezos është një nga njerëzit më të pasur në botë, por kohët e fundit ai ka dhuruar shumë nga pasuria e tij për bamirësi.

Burimi: Bild


 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu