Kjo është policja që vrau 4 anëtarë të familjes dhe veten

0
227
Gjigandi

Një zyrtare police ka vrarë katër anëtarë të familjes së saj, dhe më pas edhe vetën.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Gjilan, në lagjen “Bojanina”, dhe rastin e ka konfirmuar edhe Prokuroria.

Kjo është policja që vrau 4 anëtarë të familjes dhe veten

Një zyrtare police ka vrarë katër anëtarë të familjes së saj, dhe më pas edhe vetën.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Gjilan, në lagjen “Bojanina”, dhe rastin e ka konfirmuar edhe Prokuroria

Kjo e fundit ka dhënë veç inicialet V.B, por merret vesh se bëhet fjalë për policen Valdete Ballaca.

Prokuroria ka bërë të ditur se një zyrtarja policore ka ekzekutuar katër anëtarë të familjes së saj, dhe personi i pestë i vrarë ka qenë ajo vetë, duke i marrë jetën vetës në fund, gjithashtu me armë zjarri.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ju njofton se sot rreth orës 13h, nga një zyrtare policore janë vrarë 4 persona – anëtarë të familjes së saj dhe në fund e njëjta ka kryer vetëvrasje. Sipas informatave të para, dyshohet se në lagjen ‘’Bujanina’’, në Gjilan, e ndjera V.B., zyrtare policore, në kuadër të Stacionit Policor në Gjilan, me armë zjarri ka privuar nga jeta dy prindërit dhe dy vëllezërit e saj, ndërsa, pastaj ka kryer vetëvrasje”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu