“The Sun” ngre alarmin: TikTok-u, gomonia që siguron udhëtimet e emigrantëve shqiptarë drejt Anglisë

0
Gjigandi

Mediat sociale, kryesisht TikTok është kthyer në një rrjet që i shërben grupeve kriminele për të promovuar kalimin e emigrantëve drejt kanalit të La Manshit, për në Britani.

“The Sun” i ka kushtuar një tjetër artikull për emigrantët shqiptarë dhe promovimin që ata bëjnë në TikTok. Gjatë janarit janë postuar shumë video reklamuese në këtë rrjet, ku shfaqën persona që kalojnë drejt Britanisë. Vetëm ditën e dielën kanë mbërritur 10 varka me 442 persona.

Në lidhje me këtë ka reaguar dhe sekretarja e Kulturës, Michelle Donelan e cila është shprehur se legjislacioni i ri do të ndalonte reklamat për kalimet e paligjshme të emigrantëve në faqet e internetit.

Në një reklamë të shpërndarë nga shqiptarët shkruhej: Ata kthejnë 50 ne do të ikim 500.

“Na kontaktoni për nisjen e radhës”, thuhej në një video. Ndërsa në një tjetër thuhej jë tjetër “Askush nuk do të na kthejë.”

RonaTyra

Edhe deputeti i Workington, Mark Jenkinson zona kur zbresin emigrantët: Këto reklama të sëmura që vërshojnë në TikTok sjellin një kuptim krejtësisht të ri për kalimet gjatë janarit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu