Thanë se ndihej grek/ Gerald Gega i mbyll gojën mediave helenase: Jam krenar që jam shqiptar

0
Gjigandi

Në moshën 17-vjeçare, Gerald Gega shpallet kampion i botës për moshat e tij në Kickbox. Pas kësaj ngjarje të rëndësishme për të, Gerald Gega u cilësua nga mediat greke si një shqiptar që e ndjen veten grek.

Pas këtyre deklaratave në mediat greke, djaloshi ka reaguar duke thënë se ata kanë ndryshuar fjalët e tij.

Ai u shpall këtë javë kampion bote në Itali, me origjinë nga Fieri, Gega ka lindur dhe jetuar në shtetin grek, por ka mohuar se ka thënë ato deklarata.

“Kam thënë që jam rritur në Greqi, por nuk kam thënë që jam grek. Kam thënë që jam shqiptar, kam gjak shqiptar e jam krenar që jam shqiptar. Shqipëria e Madhe. Të na rrojë Shqipëria”, u shpreh kampioni.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu