Shkelja e të drejtave të grave në vendin tonë është shumë e shprehur e sidomos në punësim.
Ky fenomen po i shqetëson të gjithë e sidomos Rrjetin e Grave në Kosovë të cilat vazhdimisht e ngrisin zërin kundër këtyre dukurive.
Adelina Tershani, Kordinatore e Projektit në Rrjetin e Grave të Kosovës ka theksuar se institutcionet shtetërore duhet t’i kushtojnë shumë vëmendje shkeljeve të të drejtave të grave dhe vajzave lehona në vendin tonë.
Kjo pasi që një numër i madh i tyre janë larguar nga vendi i punës gjatë shtatzanisë ose pushimit të lehonisë.