Një tërmet i magnitudës 5.3 ka shkundur Japoninë, teksa vendi përpiqet t’i bëjë ballë stuhisë më të fuqishme në 60 vitet e fundit. Shirat e rrëmbyeshëm dhe era e fuqishme ka bllokuar kryeqytetin japonez, ndërkohë që autoritetet bëjnë thirrje që të shpëtohen jetë. Deri tani është raportuar një i vdekur. Tërmeti u shënua të shtunën, vetëm pak para se stuhia të kishte nisur mirë. Qendra e tërmetit ishte në brigjet e Çibas, pranë Tokios, dhe vinte nga 60 kilometra thellësi.