Tentoi të trafikonte lëndë narkotike drejt RMV, arrestohet 38-vjeçari

0
Gjigandi

Një 38-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar nga policia e Pogradecit pasi tentoi të trafikonte lëndë narkotike nga Shqipëria drejt Maqedonisë së Veriut. Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se Klevis Melani pasi Gjykata e Pogradecit kishte caktuar ndaj tij, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. I riu ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor antidrogë të koduar “Hudënishti”, pasi në bashkëpunim me persona të tjerë, tentoi të trafikonte lëndë narkotike nga Shqipëria drejt Maqedonisë së Veriut.

NJOFTIMI I PLOTË:

Korçë/Vijon operacioni policor antidrogë i koduar “Hudënishti”.

Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec ndaluan shtetasin në kërkim Klevis Melani, 38 vjeç, banues në Tiranë, të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor antidrogë të koduar “Hudënishti”, të zhvilluar më datë 13.09.2021, pasi në bashkëpunim me shtetas të tjerë, tentoi të trafikonte lëndë narkotike, nga Shqipëria drejt Maqedonisë së Veriut. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu