Tentoi të kalonte 16 mijë euro të padeklaruara, ndalohet 28 vjeçari në Rinas

0
Gjigandi

Një 28 vjeçar me inicialet L.Gj është ndaluar në Rinas, pasi tentoi të kalonte 16 mijë euro të padeklaruara.

Burime nga policia bëjnë të ditur se 28 vjeçarit i janë gjetur eurot në çantën e brezit.

Sipas njoftimit të policisë kontrolli është bërë pas dyshimeve të lindura për motivin e udhëtimit, ndërsa materialet i kanë kaluar prokurorisë për veprën penale “Mosdeklarim i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi”.

Njoftimi i Policisë:

Rinas

RonaTyra

Policia Kufitare e Rinasit parandalon dhe godet një tjetër rast të tentativës për transfertë të parave në mënyrë të kundërligjshme.

Sekuestrohen 16 000 euro, procedohet penalisht poseduesi.

Në vijim të zbatimit të masave të shtuara për luftën ndaj krimeve ndërkufitare, si rezultat i kontrolleve të shtuara, Policia Kufitare e Rinasit, pas dyshimeve të lindura në lidhje me motivin e udhëtimit ka kaluar për kontroll në vijën e dytë shtetasin L. Gj., 28 vjeç.

Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë punonjësit e Policisë Kufitare i kanë gjetur këtij shtetasi në çantën e brezit një shumë prej 16 000 eurosh të cilat ky shtetas po tentonte t’i kalonte pa i deklaruar para autoriteteve doganore.

Nga Policia Kufitare e Rinasit u bë sekuestrimi i shumës së eurove në cilësinë e provës materiale dhe në përfundim të veprimeve të para hetimore u proceduar penalisht shtetasi L. Gj., për veprën penale “Mosdeklarim i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu