Ndonëse e konsideroi kapitull të mbyllur prej tre vitesh, Stresi e thërret akoma Kejsin “grua”.
Është rikthyer në vëmendjen e publikut marrëdhënia e shumë komentuar e Arkimed Lushës me ish-partneren e tij. Ka qenë kjo e fundit e cila ka trazuar ujërat duke publikuar një foto ku në sfond dëgjohet kënga e Stresit “M’ke harru.”
Mesa duket sinjali ka arritur në vendin e duhur, pasi reperi e ka ripostuar foton e Kejsit, madje ka bërë përshtypje edhe mbishkrimi i vendosur.
“Eh moj grua u rrite,”-shkruan Stresi krahas imazhit.
Ish-çifti i dhanë fund martesës së tyre, pasi marrëdhënia u shoqërua me ulje e ngritje përgjatë viteve.
Pas ndarjes Stresi deklaroi se ka shumë respekt për ish-bashkëshorten e tij, e cila është zhvendosur për të jetuar në Kanada dhe se asnjëherë nuk do fliste fjalë të këqija për atë.
Reperi dhe Kejsi jetonin në një lagje, dhe nisën një lidhje pasi nëna e saj ia la porosi reperit të kujdesej që të mos e ngacmonin djemtë e tjerë dhe kështu nisi gjithçka.
Por historia e tyre nuk pati fund të lumtur dhe martesa e tyre mori fund.