Telefoni i ardhshëm fleksibël i Samsung vjen me një përmirësim të dukshëm

0
Telefoni i ardhshëm fleksibël i Samsung vjen me një përmirësim të dukshëm
Gjigandi

Samsung, si pjesë e një promovimi të fundit, ka nxjerrë Galaxy S22 Ultra i cili vjen me stilolapsin inteligjent S Pen. Duket se S Pen nuk do të mbetet ekskluzive vetëm për S22 Ultra.

Raportet e fundit kanë sugjeruar se telefoni tjetër me ekran fleksibël i Samsung mund të marrë gjithashtu mbështetje të dhënë për S Pen.

Sipas The Elec, burimet e industrisë përmendin se kompania koreano-jugore ka vendosur të instalojë S Pen në telefonin e saj fleksibël të ardhshëm, i cili do të quhet paraprakisht Galaxy Z Fold4. Pajisja duhet të dalë në shitje gjatë gjysmës së dytë të vitit 2022.

Galaxy Z Fold3 aktual ka gjithashtu mbështetje për S Pen Fold Edition dhe S Pen Pro, por stilolapsi inteligjent duhet të blihet veçmas. Gjithashtu, pajisja nuk ka një vend për ruajtjen e stilolapsit. Përdoruesit e Galaxy Z Fold3 kryesisht shtojnë një kasë telefoni, me një vend të veçantë stilolapsi.

Me integrimin e S Pen në trupin e pajisjes, Samsung shpreson se kjo do të jetë një nga karakteristikat kryesore që do të tërheqë përdoruesit, gjë që mund të rrisë shitjet e modelit Galaxy Z Fold4 në krahasim me telefonin aktual.

RonaTyra

Raporti përmend se Galaxy Z Fold4 mund të ketë gjithashtu një ekran fleksibël 7.56 inç, ndërsa ekrani i jashtëm do të kishte dimensione 6.19 inç.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu