Disa përgjime telefonatash të publikuara së fundmi thonë se presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se ish-kryeministrja britanike Theresa May është ‘e dobët’ kurse kancelarja gjermane Angela Merkel ‘budallaqe’, sipas gazetarit të vjetër amerikan të skandaleve Carl Bernstein.
Gazetari që zbuloi i pari skandalin e “Watergate” tha se presidenti ishte më miqësor me liderin rus Vladimir Putin, sipas tij duke folur me tonin e “dy shokëve në një banjo avulli”.
Në raportin e Bernstein për rrjetin CNN thuhet se Trump ishte i papërgatitur për debatet me liderët botërorë ndërsa tregohej armiqesorë me aleatët e SHBA.
Ai shton se Trump mburrej shpesh me mbretin e Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman dhe me kreun koreano-verior, Kim Jong Un për pasurinë dhe inteligjencën e tij. Duke folur me Putin, presidenti ishte mburrur për suksesin e tij të ‘paprecedente’ duke kritikuar ‘palaçot’ dhe ‘vogëlsirat’ që kishin shërbyer para tij – veçanërisht Barack Obama.
Burimet e Bernstein thonë se Trump bënte sulmet më të ashpra ndaj lidereve femra, si me ish-kryeministren britanike Theresa May që e quante ‘budallaqe’ dhe ‘pa shtyllë kurrizore’ në lidhje me çështje si Brexit, emigracioni e NATO.
Burimi thoshte: “Ai acarohej me Theresa May, dhe gjërat prisheshin shpejt në një telefonatë. Në bisedat për koronavirusin apo Brexit May tingëllonte nervoze dhe e hutuar me Trump, ndërsa kancelarja gjermane Angela Merkel nuk trazohej fare nga çfarëdo që ai i lëshonte. Prandaj Presidenti e quante atë ‘budallaqe’ dhe akuzonte se ‘rusët e kishin në xhep’”, pretendon raporti i Bernstein.
Një tjetër burim thoshte: “Disa nga gjërat që ai i tha Angela Merkel ishin të pabesueshme… Ai është gjithmonë i fortë me ata që konsideron më të dobët”.
Burimi: top-channel.tv