Telefonata Meta-Palmer, zëdhënësi i Presidentit: Gati të publikojmë transkriptin e kësaj bisede

0
Gjigandi

Tedi Blushi, zëdhënës i Presidentit, ka konfirmuar bisedën telefonike të zhvilluar mbrëmjen e djeshme midis Ilir Metës dhe Zv.Ndihmës Sekretarit të Shtetit të SHBA, z.Matthew Palmer, me kërkesë të këtij të fundit.

googletag.cmd.push(function() { googletag.display(‘div-gpt-ad-1508592105648-0’); });

Blushi thekson se nëse nëse Guri Lekloti, zëdhënës i Ambasadës Amerikane, bie dakord me drejtuesit amerikanë, Presidenca e Shqipërisë është e gatshme ta publikojë të plotë transkriptin e kësaj bisede telefonike.
“Presidenti Meta nuk ka asgjë për të fshehur”, thekson Tedi Blushi.
  Meta anashkalon Leyla Moses Ones, i telefon direkt Matthew Palmer
Telefonata Meta-Palmer është përqëndruar në situatën e krijuar në Gjykatën Kushtetuese.
Reagimi i plotë
Të dashur kolegë gazetarë,
Interesimit tuaj për një lajm, që siç më vutë në dijeni, ja u ka konfirmuar z.Guri Lekloti dhe ju ka sugjeruar t’ja u konfirmoj edhe unë, ju sqaroj :
Po, është e vërtetë që mbrëmjen e djeshme ka patur një bisedë telefonike rreth 30 minuta mes Presidentit të Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta dhe Zv.Ndihmës Sekretarit të Shtetit të SHBA, z.Matthew Palmer, me kërkesë të këtij të fundit.
Qëndrimet e Presidentit Meta të shprehura gjatë kësaj bisede telefonike kanë qenë mjaft të qarta, transparente dhe shteruese.
Megjithatë nëse z.Lekloti, bie dakord me ambasadën e SHBA në Tiranë, dhe na autorizon ta publikojmë të plotë transkriptin e kësaj bisede telefonike, ne jemi gati ta vëmë atë të plotë në dispozicion të opinionit publik vendas dhe ndërkombëtar.
Presidenti Meta nuk ka asgjë për të fshehur!
Konfirmojmë se marrëdhëniet tona strategjike me SHBA janë të forta, të qëndrueshme dhe transparente, si asnjëherë!

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu