E PAPRITUR: Rama, marrëveshje me Melonin, Shqipëria do ndërtojë kampe dhe do marrë refugjatët e Italisë!

0
Gjigandi

Shqipëria do të ndërtojë kampe për pritjen e refugjatëve ilegalë që mbërrijnë me varka në brigjet e Italisë.

Nënshkrimin e marrëveshjes së përbashkët e ka bërë me dije kryeministri Edi Rama gjatë një vizite të panjoftuar në Itali, ku është pritur nga homologia Girogia Meloni.

Rama ka thënë se Shqipëria “i është në borxh” Italisë, për çdo gjë që ka bërë ndër vite për vendin tonë, ndaj edhe do t’i ofrojë këtë ndihmë.

Mesa duket, Meloni e cila ka qenë një zë i fortë kundër valës së emigrantëve ilegalë që vijnë drejt Europës por nuk ka gjetur mbështetje te liderat e Bashkimit Europian, ka arritur të bindë kryeministrin Edi Rama.

Meloni ka thënë se pjesa e financimit të kampeve do të mbulohet nga Italia. Është ende e paqartë se sa është kapaciteti i emigrantëve që do të strehohen në Shqipëri, në të paktën një kamp që do të ngrihet në Shëngjin, ku do të presin deri sa t’u pranohet ose jo aplikimi për azil në Itali.

RonaTyra

Nuk dihet se sa qendra të tilla do të ngrihen por besohet të jenë më shumë se një, pasi dhe Meloni është shprehur se “Shqipëria do të japë disa territore”.

“Italia është mbështetësja kryesore që Shqipëria të anëtarësohet në Bashkimin Evropian. Marrëveshja e sotme është shumë e rëndësishme. Ne jemi në  Europë, jemi një shtet evropian. Ne nuk do e bënim këtë marrëveshje me asnjë vend tjetër, me gjithë respektin. Me një ndryshim historik kulturor. Të paguajmë atë borxh ndaj Italisë, flas për ditën e parë që kemi ardhur në brigjet italiane. Në raste të tjera, nëse Italia thërret, Shqipëria përgjigjet”, tha ndër të tjera Rama.

Meloni ka thënë se fluksi i emigrantëve ilegalë që shkojnë drejt Italisë mund të arrijë deri në 36 mijë në një muaj, pa përfshirë gratë dhe fëmijët.

“Një marrëveshje që pasqyron miqësinë mes Shqipërisë dhe Italisë, është një partneritet strategjik. Fenomeni nuk trajtohet vetëm. Shqipëria do të japë mbështetjen e saj që të përdorë disa zona të vendit dhe Italia ka pjesën ekonomike.

Refugjatët ata që kërkojnë azil do të vendosen në Shqipëri dhe ne do të seleksionojmë midis atyre që kanë të drejtë ose jo të fitojnë azil.

Ky fluks në muaj mund të arrij deri në 36 mijë persona. Kjo marrëveshje nuk përfshin të miturit dhe gratë shtatzëne. Ligji do jetë italian, në Portin e Shëngjinit Italia do të angazhohet me procedurat e zbarkimit dhe të seleksionimit ku do të realizohet një qendër e pritjes.

Pastaj do të ketë një strukturë tjetër që do të jetë në vazhdimësi të saj. Shqipëria do të merret me vëzhgimin dhe observimin. Marrëveshjet të tjera do të ndjekin më pas këtë lloj bashkëpunimi. Kemi qëllim që të jetë operative pranverën e ardhshme. Kjo marrëveshje është më frymëmarrje evropiane”, deklaroi Meloni.

a.c./dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu