TELEBINGO SHQIPTARE: Çmimi i madh sërish në Tiranë, lista e fituesve të shorteut të djeshëm

0
Gjigandi

Nuk dinë të ndalen fituesit në Telebingo Shqiptare. Mijëra lojtarë të përzgjedhur në shorteun e ditës së djeshme, kanë mundur të sigurojnë miliona të tëra të fituara nëpërmjet shortit të hedhur për çmimin e madh të javës, lojës telefonike me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe, “Rrotës së Fatit”, etj.

Duke blerë një biletë që kushton vetëm 200 lekë, çdo të dielë ju do të mund të bëheni fitues i çmimit të madh prej dhjetëra milionë lekësh, 3 “Rrogave Telebingo”, “Super Petës”, me të cilën do të mund të fitoni deri në 15 milionë lekë të vjetra, çmimet e “Rrotës së Fatit”, si dhe shumë dhuaratave dhe çmimeve të tjera.

Fituesit e shpallur dje

Sikundër është bërë tradita tashmë, përzgjedhja e fituesve edhe dje ka nisur me lojën e “Rrotës së Fatit”, ku krahas 10 fituesve të çmimit tradicional prej 20,000 lekësh që do të luajnë sërish në shorteun e radhës, të datës 23 tetor, për të fituar dy çmimet e mëdha 100,000 lekë dhe shumat e tjera të ruletës, kanë luajtur edhe 10 lojtarët e përzgjedhur në shorteun e datës 8 tetor, të cilët kanë fituar mbi 467,000 lekë. Konkretisht, Fabiola ka siguruar shumën 32,000 lekë, Roberti 30,000 lekë, Luiza 35,000 lekë, Bledari 36,000 lekë, Bukuria 110,000 lekë, Muharremi 32,000 lekë, Elsa 26,000 lekë, Dauti 30,000 lekë, Qemali 32,000 lekë, si dhe Sokoli 104,000 lekë.

Emocione të shumta kanë sjellë edhe fituesit e lojës telefonike për dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe. Me dëshirën për të gjetur se në cilin prej zarfeve mund të fshiheshin “Rrogat Telebingo”, “Super Peta”, si dhe çmimet e tjera të preferuara, Gjergji nga Tirana ka nisur i pari të luajë me lojën telefonike. Me mbajtjen e zarfeve më të pëlqyera, ka siguruar nga Telebingo Shqiptare shumën prej 60,000 lekësh. Në vijim Dashi në Ballsh ka fituar nga loja telefonike 50,000 lekë.

RonaTyra

Fati i ka buzëqeshur më së miri edhe fitueses së radhës, Ambrës në kryeqytet, e cila ka siguruar nga loja telefonike plot 100,000 lekë.

Paulini në Pukë ishte fituesi pasues që ka siguruar në lojën telefonike 80,000 lekë. Andi në Vlorë ishte një tjetër fitues i dalë nga përzgjedhja rastësore e kontrabiletave që ka siguruar shumën prej 70,000 lekësh.

Më pas loja telefonike ka shpallur Mjaften në Shkodër si fituese të radhës. Me përzgjedhjen e bërë, ajo ka siguruar shumën prej 65,000 lekësh. Ndërsa Albana në Tiranë ishte fituesja e radhës në lojën me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe që ka siguruar shumën prej 65,000 lekësh. Tixhja në Pogradec ka fituar nga loja telefonike shumën prej 85,000 lekësh. Më së miri loja ka ecur edhe për Shefiqen, e cila ka fituar shumën prej 120,000 lekësh.

Pas fituesve të lojës telefonike është hedhur edhe shorti i goglave për çmimin e madh të javës, që ka kapur vlerën e 1,200,550 lekëve. Seria e numrave të përzgjedhur ka treguar se çmimi i madh i javës ndalet sërish në kryeqytet, biletë e cila rezulton të jetë blerë tek vajzat e promocionit në adresën: Rruga e Barrikadave.

Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë nëpërmjet serisë me një linjë dhe dy linja. Konkretisht në shorteun e ditës së djeshme janë shpallur si fitues të serisë me një linjë edhe 10901 lojtarë të tjerë, që sigurojnë nga Telebingo 60 lekë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur edhe 143 lojtarë, ku secili prej tyre siguron shumën prej 2795 lekësh. Fitues të një bilete janë edhe të gjithë lojtarët që kanë numrin 2, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.

Lista e fituesve është zgjeruar edhe më tej, ku në Telebingo është paraqitur edhe fituesi i çmimit të madh të javës së shkuar, Gjon Simoni, i cili ka tërhequr çekun me shumën mbi 995,000 lekë.

Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos. Ditën e mërkurë, në orën 12:00, fituesit mund të paraqiten për të tërhequr dhuratat dhe çmimet pranë zyrave të Telebingo Shqiptare në adresën: Nacional sh.a. Rr. “Qamil Guranjaku”, Vila 9/1.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu