FOTO: Berisha festoi dje ditëlindjen, por këto faksimile dëshmojnë se ish-kryeministri nuk ka lindur në 15 tetor (kronologji e një falsifikimi)

0
Gjigandi

 

Sali Berisha ka postuar në FB se po feston ditëlindjen e 79-të dhe se pret urime. Është thënë disa herë që ai ka falsifikuar dy nga gjeneralitetet e tij.

Mungesa e provave si dhe djegia e çuditshme e dokumentave të familjes së tij në vitin 1997 në Tropojë e bënte të pamundur vërtetimin e kësaj akuze, ashtu siç ka ndodhur rëndom edhe në rastet e akuzave të tjera shumë më të rënda.

Por në shtator 2021, DITA publikoi për herë të parë dokumentat që provojnë falsifikimin e regjistrit të Gjendjes Civile dhe për më tepër, falsifikimin e Formularit të Dekriminalizimit.

Kjo gjë sipas ligjit, duhet të çojë në heqjen e mandatit të deputetit dhe në dënimin e ish-Kryeministrit.

RonaTyra

Në dokumentat origjinale fillestare të Sali Berishës, datëlindja e tij është 1 korrik 1944. Këtë ditëlindje ai ka patur edhe në fletën e Regjistrit ku rezulton me prindërit dhe gruan, por edhe kur është ndarë nga trungu (shih faksimilet më poshtë):

Regjistri i Gjendjes Civile, pasqyrë e trungut, Saliu me prindërit. Datëlindja është 1 korrik
Regjistri i Gjendjes Civile, Saliu me familjen e tij. Datëlindja është 1 korrik.

Nga dy dokumentat e mësipërm rezulton qartë që datëlindja e Berishës është 1 korrik 1944.

Por ai e festonte para ’90-s datëlindjen në 16 tetor, kur gjithë Shqipëria festonte ditëlindjen e Enver Hoxhës, madje ftonte miq e kushërinj në të njëjtën datë.

Pasi i vuri gjoksin “revolucionit” të madh të dhjetorit ’90, demokratit të ri, nuk i rrinte mirë historia e datëlindjes. Meqë kishte shumë dëshmitarë të festave, ai nisi të thoshte gënjeshtrën e dytë, që kishte lindur në 15 tetor, megjithëse kishte festuar në 16.

Në të vërtetë Saliu nuk është lindur as në 15, as në 16 tetor. Datëlindja e doktorit është 1 korrik dhe është falsifikuar në mënyrë të trashë në regjistrin e Gjendjes Civile me shkrim dore të mbivendosur, pa asnjë vendim gjykate, siç e dikton ligji.

Datëlindja e Saliut e ndërruar me mbivendosje me shkrim dore
Falsifikimi është kryer në 2009 kur Saliu ka qenë kryeministër

DITA posedon edhe emrat e personave që kanë ndërhyrë në regjistër si dhe urdhëruesin e falsifikimit. Por në këtë pikë, i rëndësishëm nuk është as identiteti i tyre dhe as Enveri, të cilit i jargaviteshin shumë si Saliu.

Sot merr rëndësi fakti që ky falsifikim ka pasoja sipas Ligjit për Dekriminalizimin. Në formularin që  mbushet bazuar te ky ligj, ka një pikë specifike mbi ndryshimin e gjeneraliteteve. Ato duhen deklaruar. Berisha rezulton që ka gënjyer edhe aty:

Qoftë edhe pa e ndryshuar zyrtarisht…” Formulari i Dekriminalizimit i firmosur nga Saliu: Ka fshehur ndryshimin e datëlindjes

Disa vite më parë kur këto dokumente – të botuara, siç e thamë më sipër, për herë të parë nga DITA në shtator 2021, – nuk njiheshin, Berisha u pyet nëse e ka ndërruar ditëlindjen dhe pse nuk e ka deklaruar këtë në Formularin e Dekriminalizimit (kliko).

Berisha dha nga ato përgjigjet e tij prej shejtan budallai duke folur për Edin që e kishte emrin Edvin dhe shtoi se formulari nuk kishte kërkesa të tilla. Sigurisht që gënjeu prapë. Formulari, e kërkon qartazi deklarimin e ndryshimit të gjeneraliteteve.

Për më shumë lexoni DITA print

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu