Të gjithë menduan se do të surprizonte Kiarën, Butrint Imeri ironizon ‘gojët e liga’

0
Gjigandi

Butrint Imeri është një nga këngëtarët që prej vitesh po shijon një sukses të madh falë projekteve të tij muzikore, të cilat pëlqehen shumë dhe numërojnë miliona klikime.

Së fundmi, ai ka qenë në qendër të vëmendjes jo vetëm për sukseset e këngëve të tij, por edhe për një lidhje dashurie të së shkuarës. Para disa vitesh, kudo përfitej për një lidhje mes tij dhe moderatores së njohur, Kiara Titos, e cila është tashmë është edhe një nga banoret e “Big Brother Vip 2”. Atë kohë asnjëri prej tyre nuk e pranoi publikisht se ishin në një lidhje, por së fundmi në disa intervista para se Kiara të bëhej pjesë e “BBV2” të dy e kanë pranuar këtë.

Ditët e fundit kudo aludohej se Butrinti do të ishte pjesë e një surprize brenda shtëpisë së “Big Brother Vip 2” me rastin e ditëlindjes së Kiarës, pasi edhe Butrinti kishte paralajmëruar të gjithë të jenë gati, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

Ditën e djeshme, me anë të një postimi në Instastory, ku ka treguar se ndodhet në Francë, Imeri ka shkruar disa fjalë ironizuese për të gjitha fjalët që qarkulluan dhe se befasia që ka lajmëruar do të zbulohet të shtunën.

“Ju premtoj. Shihemi të shtunën. Befasia që e keni kërkuar për një kohë të gjatë”,- shkruan Butrinti.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu