Lajm i fundit/ Aksident me 6 të lënduar në aksin Burrel-Klos, 2 në gjendje të rëndë

0
Gjigandi

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin Burrel-Klos. Mësohet se 6 persona kanë mbetur të plagosur. Sipas informacioneve të fundit, mësohet se dy prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Shkëmbi i Kuq”, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet, teksa personat e plagosur janë dërguar në spital.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu