‘Tallavaja do të shkojë në Evropë’/ Robert Aliaj bën deklaratën e fortë për këngën e Ronela Hajatit që do përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision

0
Gjigandi

Shqipëria do të përfaqësohet në Eurovizion nga këngëtarja Ronela Hajati. I fundit që ka reaguar për këtë përfaqësim, ka qenë aktori dhe këngëtari i njohur Robert Aliaj.

Gjatë një interviste, ai ka thënë se, ndjen keqardhje që “muzika tallava” të shkojë në Eurosong, duke iu referuar këngës së kënduar nga Hajati.

“Më vjen shumë keq që tallavaja do të shkojë ne Eurovision. Jo se unë për Eurovision kam ndonjë respekt, pasi e shikoj si një festival propagandistik, një festival kot. Jemi modeli shoqëror që nuk ka për të sunduar ndonjëherë”,- tha Aliaj.

Artisti foli edhe për stilin e tij të veçante teksa u shpreh: “Unë mendoj se jam gjithashtu një produkt i ngjarjeve dhe unë e shpreh këtë në forma artistike, siç është veshja ime, e cila për mua është një deklaracion kush je dhe përse je, ti thotë veshja pa fjalë.

Unë jam thjesht vetvetja. Unë jam njëri i lirë, transparent që do të thotë opinionin publik ta krahasosh me zero që nuk ka asnjë influencë tek ty. Unë e shikoj si mision të jap kontributin tim social”.

RonaTyra

/Priza.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu