Taksimi progresiv për profesionet e lira, shtyhet hyrja në fuqi për në 2024

0
Gjigandi

Shtyhet shqyrtimi për projektligjin “Për tatimin mbi të ardhurat” i parashikuar të niste zbatimin nga 1 janari 2023.

Eduart Shalsi kryetari i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave tha gjatë mbledhjes se shqyrtimet e projektligjit do të nisin në komision në muajin janar 2023 dhe hyrja në fuqi do të shtyhet për në vitin 2024.

Drafti është kundërshtuar nga përfaqësuesit e grupeve të interesit. Kryetari i bordit drejtues së shoqatës së kontabilistëve, Instituti i Kontabilistëve të Miratuar (IKM) Sotiraq Dhamo tha se drafti prek profesionet e lira që do të paguajnë tatim nga 15 deri 23%, duke nxitur informalitetin për shkak të diferencimit të tatimit. Dhamo tha se zbatimi i ligjit rrezikon të kthehet në bumerang edhe për biznesin e vogël.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë publikoi sot te konsultimet publike projektligjin “Për tatimin mbi të ardhurat” i publikuar te konsultimet publike nga Ministria e Financave dhe ekonomisë parashikonte që nga 1 janari 2023 të ardhurat e profesioneve të lira do të tatoheshin 15 deri 23%.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave janë mbi 14 mijë profesione të regjistruara me statusin e personit fizik, të cilat do të jenë subjekt i tatimit progresiv. Për kategoritë e tjera të bizneseve tatimi për të ardhurat parashikohet të mbetet i pandryshuar deri në vitin 2029. / Monitor

RonaTyra

j.l./ dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu