Rusia gjen shkaktarin e tensioneve në veri të Kosovës: Është samiti i mbajtur në Tiranë!

0
Gjigandi

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova ka gjetur ‘fajtorin’ për tensionet e krijuara në veri të Kosovës. Me anë të një postimi në Telegram, Zakharova shkruan se ‘fajtor” për tensionet e krijuara në veri të Kosovës është Samiti i mbajtur më 6 dhjetor mes BE dhe Ballkanit Perëndimor në Tiranë.

Zaharova shtoi se shkak është bërë një deklaratë, në të cilën thuhet se Kosova ashtu si Serbia janë në rrugën europiane.

Ajo vuri në dukje se shumica dërrmuese e banorëve të Kosovës janë shqiptarë etnikë që ndjekin me kujdes jetën shtetërore dhe perspektivën evropiane të Shqipërisë fqinje.

Zaharova thekson se rreziku i përshkallëzimit dhe konfliktit të armatosur në veri të Kosovës po rritet dhe se në vend të perspektivës evropiane, Kosova do të marrë diçka krejtësisht tjetër.

“Pak kush i kushtoi vëmendje faktit se acarimi i fundit i situatës në Kosovë ndodhi menjëherë pasi BE-ja mbajti një samit ku përfshiheshin vendet e Ballkanit Perëndimor në Shqipëri. Më 6 dhjetor, Bashkimi Evropian mban një samit në Shqipëri. Pranon dokumentin e Deklaratës së Tiranës, i cili mbështet aspiratat e “Ballkanit Perëndimor” për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Për më tepër, në një paragraf të veçantë të deklaratës nga Tirana, thuhet se Kosova (si dhe Serbia) janë ‘në rrugën evropiane’. Procesi politik ka filluar. Rreziku i përshkallëzimit dhe konfrontimit të armatosur në pjesën veriore të rajonit është në rritje. Pra, në vend të perspektivës evropiane, Kosova do të ketë një perspektivë krejtësisht tjetër. Kjo është tradhti që në fillim. Si një dasmë që fillon me tradhti”,  ka shkruar Zaharova.

RonaTyra

j.l./ dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu