Masakrohet për vdekje mjekja që trajtonte protestuesit në Iran

0
Gjigandi

Një mjeke iraniane që trajtonte në mënyrë të fshehtë protestuesit është gjetur e vdekur në rrethana misterioze. Dokoresha 36-vjeçare Aida Rostami u zhduk në fillim të këtij muaji.

Sipas mediave të huaja, më 12 dhjetor, policia kontaktoi familjen e saj dhe u tha atyre se ajo vdiq në një aksident me makinë. Megjithatë, familja e saj ka pretenduar se ajo ishte torturuar.

Sipas një raporti të Iran International, familja e Rostamit pa mavijosje të ndryshme në trupin e saj, duke përfshirë edhe organet gjenitale. I ishin thyer edhe krahët. Mjekët i thanë familjes së doktoreshës se ajo nuk u vra në një aksident dhe se autoritetet i kanë urdhëruar që ata të mos zbulojnë shkakun e vërtetë të vdekjes së sa.

Në telefonatën e saj të fundit me nënën më 12 dhjetor, Rostami tha se ishte rrugës për të trajtuar protestuesit e plagosur. Raporti shtoi se mjekja banonte në kompleksin e apartamenteve Ekbatan në Teheran, i cili është bërë një nga pikat e nxehta të protestës.

Sipas grupeve të të drejtave të njeriut, mbi 469 protestues janë vrarë që nga fillimi i demonstratave pas vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini më 16 shtator. Amini vdiq pasi u arrestua nga policia famëkeqe e moralit, dyshohet se kishte veshur një hixhab të gjerë.

RonaTyra

j.l./ dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu