Sylvinho: I lumtur me lojtarët e mi, kam një grup shumë cilësor, presim vizitat mjekësore të Ismajlit

0
Gjigandi

Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Sylvinho deklaron para grumbullimit të “kuqezinjve” për ndeshjet e tetorit se skuadra që ka në dispozicion është shumë cilësore dhe se është i lumtur për emrat që ka në dispozicion.

Sylvinho foli ndër të tjera edhe për gjendjen e Ismajlit, ndërsa theksoi se priten vizitat mjekësorë për të konfirmuar grumbullimin e tij.

Dëmtimi i Ismajlit, si është gjendja dhe a keni alternativë për zëvendësim? “E kemi monitoruar Ismajlin, ai ka pësuar edhe një dëmtim tjetër gjatë një ndeshje me Interin së fundmi. Ne nuk jemi te Empoli që ta dimë saktë çfarë ka ndodhur, në flasim me klubin e mjekët, tani por presim për të gjitha vizitat dhe analizat që do të kryejë sot. Është lojtar i rëndësishëm, titullar i Shqipërisë, nëse nuk do ia dalë dot do e zëvendësojmë, pasi kemi lojtarë të tjerë që janë të gatshëm. Megjithatë me këtë listë që kemi bërë jemi gati dhe me kaq nuk kemi probleme.”

Sulmi, të gjithë mund të kërkojnë të luajnë nëse shkojmë në Europian, a mund të jetë shqetësim për ju kjo?

“Ne kemi përpara një ndeshje dhe kemi grumbulluar 25 lojtarë, lista ka vetëm një ndryshim është lënë jashtë Roshi dhe është grumbulluar Broja. Më vjen mirë që të gjithë lojtarët luajnë e janë në formë të mirë me klubet e tyre, e që shënojnë, qoftë edhe lojtarët që nuk janë grumbulluar, ne i monitorojmë të gjithë. Nuk kam asnjë shqetësim për të ardhmen, tani mendojmë vetëm për Çekinë dhe të shkojmë në këtë sfidë me mentalitetin e duhur. Jam shumë i lumtur me lojtarët, kemi grup shumë cilësor dhe jam shumë i lumtur që kemi këta lojtarë në dispozicion.”

RonaTyra

Shqipëria do të zhvillojë dy ndeshje gjatë muajit tetor, me Republikën Çeke në “Air Albania” më 12 tetor, që është e vlefshme për kualifikueset EURO2024 dhe më 17 tetor do përballet në një miqësore me Bullgarinë, po në Tiranë./ Super Sport

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu