Lëvizjen e kanë të lejuar deri në ora 12 të natës.
E me fillimin e muajit të Ramazanit, servimi i ushqimit për syfyr në mensën e studentëve është e mbyllur, si dhe përgatitja brenda konvikteve është pothuajse e pamundur.
Për këtë, ditë më parë njëri nga studentët që banon në këtë qendër, mori iniciativë për ta bërë një zgjidhje.
Të gatshëm për të ndihmuar u treguan shoqata humanitare “Jetimat e Ballkanit”.
Por, përkundër kësaj, zgjidhja nuk u bë dhe Sopaj tregon se ku ishte problemi.
E refuzimin e një kërkese të tillë e ka arsyetuar drejtori i Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfishta.
Megjithatë, ai zotohet se shumë shpejt do të bëhet një zgjidhje për servimin e ushqimit gjatë kohës së syfyrit.
Studentët banues në Qendrën Studentore kanë paralajmëruar protesta në rast se nuk gjendet ndonjë alternativë e këtij problemi.