Superjahti që “zhduk” miliarderët në det

0
Gjigandi

Jozeph Foakis ka projektuar një superjaht, i cili do të bënte të “padukshëm” miliarderët teksa lundronin në det. Jahti është konceptuar të ndërtohet i tëri me pasqyra për të reflektuar detin dhe qiellin.

Ai është quajtur ‘Pegasus’ dhe ka një gjatësi prej 88 metrash. Ky do të jetë jahti i parë në botë i printuar në 3D me një dizajn të padukshëm. Ai do të ketë panele diellore të integruara, ndërsa do të pasqyrojë qiellin e mjedisin përreth. Foakis është shprehur se krahët e tij reflektues do të jenë të gjendje të prodhojnë energji diellore, ndërsa do të ketë edhe një burim hibrid hidrogjeni.

Deri tani, ende nuk ka një çmim për “Pegasus”, por me siguri ai do të synojë njerëzit më të pasur në botë. Superjahti është parashikuar që të ndërtohet deri në vitin 2030.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu