Super aksion i Policisë së Korçës/ Kapet kamioni mbushur me drogë në Kapshticë, disa të arrestuar

0
Gjigandi

Një operacion antidrogë është zhvilluar në Korçë.

Burime për Abc24.al bëjnë me dije se në dalje pikën kufitare Kapshticë në dalje për në Greqi është kapur një kamion i mbushur me lëndë narkotike.

Mësohet se sasia është e madhe dhe se operacioni ka një rëndësi të veçantë pasi ka qenë tentativë për trafik ndërkombëtar. Kujtojmë se prej disa muajsh drejtoria vendore e policisë Korçë, në betejën ndaj narkotikeve ka dhënë rezultate të shkëlqyera duke shpartalluar disa grupe te fuqishme të trafikimit të lendeve narkotike.

Pasi vetëm në operacionet e muajve të fundit janë arrestuar 200 persona në disa operacione, si dhe janë sekuestruar me dhjetëra kilogram kanabis, heroinë dhe kokainë. Strategjia e përdorur nga DVP Korçë deri me tani ka rezultuar e suksesshme për ta nxjerrë Korçën nga një vend tranzit i kalimit të drogerave nga Greqia dhe anasjelltas.

Policia e Korçës ende nuk jep detaje lidhur me këtë operacion pasi është në zhvillim e sipër.

RonaTyra

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu