Një operacion antidrogë është zhvilluar në Korçë.
Burime për Abc24.al bëjnë me dije se në dalje pikën kufitare Kapshticë në dalje për në Greqi është kapur një kamion i mbushur me lëndë narkotike.
Mësohet se sasia është e madhe dhe se operacioni ka një rëndësi të veçantë pasi ka qenë tentativë për trafik ndërkombëtar. Kujtojmë se prej disa muajsh drejtoria vendore e policisë Korçë, në betejën ndaj narkotikeve ka dhënë rezultate të shkëlqyera duke shpartalluar disa grupe te fuqishme të trafikimit të lendeve narkotike.
Pasi vetëm në operacionet e muajve të fundit janë arrestuar 200 persona në disa operacione, si dhe janë sekuestruar me dhjetëra kilogram kanabis, heroinë dhe kokainë. Strategjia e përdorur nga DVP Korçë deri me tani ka rezultuar e suksesshme për ta nxjerrë Korçën nga një vend tranzit i kalimit të drogerave nga Greqia dhe anasjelltas.
Policia e Korçës ende nuk jep detaje lidhur me këtë operacion pasi është në zhvillim e sipër.