Partitë opozitare kanë kërkuar largimin e sekretares së Brendshme, pasi kjo e fundit injoroi këshillat e qeverisë dhe publikoi një artikull ku akuzonte policinë metropolitan se ishin të njëanshëm.
Sekretarja e Brendshme britanike akuzon efektivët blu se potestuesve agresiv te krahut të djathtë se ata nuk u janë përgjigjur siç duhet ndërsa kanë injoruar terësisht turmat pro palestineze përgjate protestave të tyre.
Mes pretendimeve se kryeministri është shumë i dobët për të shkarkuar Suella, ministrat u bashkuan me oficerët e lartë të policisë duke akuzuar Braverman për nxitje të “urrejtjes dhe përçarjes”, përpara një marshi pro-palestinez të shtunën.
Pesë parti opozitare kërkuan publikisht shkarkimin e saj nga detyra të enjten pasi Doëning Street tha se artikulli i Times, në të cilin Braverman pretendonte se oficerët e policisë pa emër ishin fajtorë për “standarde të dyfishta”.
Zyrtaret e Doëning Streett kishin kërkuar që “The Times” të bënte disa ndryshime përpara publikimit të artikullit përpara publikimit, por nuk ishin bërë.
Laburistët këkojnë që Suella Braverman të hetohet për shkelje të rregullave. Kjo nuk është hera e parë që Sekretarja e Brendshme Britanike vihet në shenjestër për deklaratat e saj që shpesh herë janë konsideruar fyese.
Suella Braverman njihet për qasjen kundër emigrantëve ndërsa vetëm një javë më parë deklaroi se të pastrehët kanë zgjedhhur vetë këtë stil jetesë, një deklaratë që nxiti edhe protesta në Londër.
p.k\dita