Sulmet mbi EULEX dhe Policinë e Kosovës, SHBA: Janë të papranueshme!

0
Gjigandi

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka reaguar pas sulmit me bomba molotov ndaj patrullave të EULEX-it në veri të Kosovës.

Përmes një postimi në Twitter Hovenier shkruan se e dënon këtë veprim, teksa thekson se sulmet të tilla ndaj personelit të sigurisë ndërkombëtare janë të papranueshme dhe përgjegjësit duhet të ndëshkohen.

SHBA-ja i bashkohet EULEX-it në dënimin e fuqishëm të sulmit ndaj një patrullë të EULEX-it mbrëmë. Sulmet e dhunshme ndaj Policisë së Kosovës dhe personelit të sigurisë ndërkombëtare janë të papranueshme dhe përgjegjësit duhet të japin llogari përmes sistemit kosovar të drejtësisë”, shkroi Hovenier në Twitter.

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në tri raste është shtënë me armë zjarri në drejtim të njësiteve policore të cilat kanë qenë në detyrë zyrtare në afërsi të pendës së liqenit të Ujmanit, në rrugën që shpie në drejtim të Pikës Kufitare të Bërnjakut.

RonaTyra

j.l./ dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu