Kompletohen 4 skuadrat gjysmëfinaliste, ja kur do të luhen ‘duelet’ e Botërorit

0
Gjigandi

Kupa e Botës ka hyrë në një fazë tepër emocionuese, teksa janë mësuar 4 skuadrat gjysmëfinaliste.

Kroacia, Argjentina, Maroku dhe Franca, janë kombëtaret që do kërkojnë të fitojnë trofeun më të rëndësishëm në botë.

Pas dy ditëve pushim, Botërori do të rikthehet të martën e 13 dhjetorit me gjysmëfinalen e parë Argjentinë-Kroaci që do të zhvillohet në orën 20:00.

Ndërkohë të mërkurën, po në orën 20:00, do të luhet edhe gjysmëfinalja tjetër mes Francës dhe Marokut.

Në datën 17 dhjetor, ora 16:00 do të luhet play off për vendin e tretë dhe finalja e madhe do të zhvillohet më 18 dhjetor.

RonaTyra

j.l./ dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu