Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj ka folur për sulmet kibernetike në banka në vendin tonë.
Në konferencën e fundvitit me gazetarët, ajo u shpreh se si pasojë e këtyre sulmeve nuk është prekur asnjë llogari e individëve.
Ministrja shtoi se sulme të tilla ndodhin në të gjithë botën, ndërsa duke nënvizuar se qeveria po ngre një strukturë monitoruese për të parandaluar një situatë të ngjashme në të ardhmen.
“Ka pasur njoftime që sektori bankar është sulmuar nga atake kibernetike. Ju siguroj që ka në muaj mbi 1 mln sulme të cilat janë sulme të përditshme në sektorin privat apo publik. Tani është një luftë e prekshme që prek çdo sektor publik apo privat.
Banka në fjalë ka bërë komunikimet e saj dhe nuk ka pasur prekje të llogarive të individëve. Sektori bankar ka marrë masa që herët sa i përket sulmeve kibernetike. Qeveria është duke ndërtuar infrastrukturën që do monitorojë sulmet që do vijnë në të ardhmen. Është një dukuri që nuk ndodh vetëm në vend. Ndodh në të gjitha vendet e botës sepse kjo është një lloj lufte e re e një ere të re”, deklaroi ajo.
j.l./ dita