WP: Manjatët amerikanë të teknologjisë së lartë humbën 433 mld dollarë në 2022

0
Gjigandi

Manjatët amerikanë të teknologjisë së lartë u varfëruan në vitin 2022 dhe humbën plot 433 miliardë dollarë.

Është Washington Post ai që llogarit emrat e mëdhenj në Silicon Valley. Elon Musk ka humbur, në letër, 132 miliardë dollarë, me rënien e aksioneve të Tesla. Pavarësisht kësaj, pasuria e tij kap vlerën e 139 miliardëve. Jeff Bezos, nga ana tjetër, pa 84.1 miliardë dollarë në tym, me aksionet e Amazon që ranë me pothuajse 50%. Edhe nëse është më i varfër, Bezos ka akoma më shumë se 100 miliardë, 108 për të qenë të saktë.

Mark Zuckerberg dogji 80.7 miliardë dhe zbriti nga pozicioni i gjashtë i manjatëve në botë në vendin e 25-të, me vlerë “vetëm” 44.8 miliardë. Dy themeluesit e Google janë gjithashtu më të varfër: Larry Page dhe Sergey Brin kanë humbur gjithsej pothuajse 88 miliardë (44.8 miliardë Page dhe 43.4 miliardë Brin) dhe tani kanë një vlerë mbi 80 miliardë secili.

Gjërat nuk janë më mirë për Bill Gates: themeluesi i Microsoft është varfëruar me 28.7 miliardë dhe pasuria e tij tani qëndron në 109 miliardë.

j.l./ dita

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu