Stuhia e borës godet Greqinë/ Zbardhet Athina në çdo cep, situatë kritike në akset kryesore  

0
Gjigandi

Reshjet e dendura të borës në Athinë kanë çuar në mbylljen e disa akseve rrugore të kryeqytetit grek. Shumë rrugë janë bllokuar, ndërsa për të lëvizur me automjet drejt qendrës të Athinës duhen zinxhirë.

Shumica e akseve kryesore të kryeqytetit janë të mbyllura, ndërsa situata paraqitet e vështirë në zonën veriore të Athinës.

Prefektura u bën thirrje qytetarëve që të mos dalin nga banesat e tyre, nëse nuk kanë arsye të domosdoshme dhe të mos harxhojnë energjinë pa kriter.

Edhe autobusët urbanë janë urdhëruar të kthehen në parkime, ndërsa metroja e Athinës, nuk arrin deri në aeroportin “Elefterios Venizelos”.

Kujtojmë gjithashtu se, 20 fluturime janë anuluar për shkak të motit të keq, ndërsa edhe rruga që lidh kryeqytetin me aeroportin është mbyllur.

RonaTyra

/abc24.al/

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu