Studimi i ri: Akulli i Grenlandës po shkrin, ç’po ndodh me Tokën?

0
Studimi i ri: Akulli i Grenlandës po shkrin, ç’po ndodh me Tokën?
Gjigandi

Shtresa e akullit që mbulon Grenlandën po shkrin me shpejtësi në pjesën e poshtme të saj, dhe po lëshon shumë më tepër ujë e akull në oqean nga sa ishte kuptuar deri tani, tregon një studim i ri i cituar nga CNN, sipas të cilit kjo situatë mund të ketë pasoja serioze për rritjen e nivelit global të deteve.

Një shkallë e “pashembullt” shkrirjeje është vënë re në fundin e shtresës akullnajore, theksohet në hulumtimin e botuar në Proceedings of the National Academy of Sciences.

Teksa uji i shkrirë nga sipërfaqja e akullnajës bie, energjia e tij gravitacionale shndërrohet në energji kinetike, e cila në fund ngroh ujin që grumbullohet në bazën e shtresës së akullit.

Studimi zbuloi se në këtë proces, shtresa e akullit të Grenlandës prodhon më shumë energji sesa 10 digat më të mëdha hidroelektrike të botës të marra së bashku.

Akulli i Grenlandës po shkrin shumë shpejt, gjendemi përballë një humbjeje tejet të madhe nga shkrirja e tij.

RonaTyra

Mund të them se shkalla e saj po arrin tek pesë apo gjashtë centimetra në ditë”, tha Poul Christoffersen, i Universitetit të Canmridge.

Ai shprehet se krahasuar me Antarktidën, situata këtu paraqitet edhe më problematike pasi akulli deformohet me shpejtësi mjaft më të madhe.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu