Studim/ Inteligjenca e fëmijës, trashëgohet nga nëna apo nga babai?

0
Gjigandi

Sipas një studimi, inteligjenca e fëmijës trashëgohet nga kromozomi X, i cili përmban shumë gjene që kanë lidhje me perceptimin. Femrat disponojnë vetëm kromozomet X, ndërsa meshkujt X dhe Y. Si rregull në gjenetikë, në momentin që aktivizohet një gjen i nënës për të vepruar çaktivizohet i babait dhe anasjelltas. Struktura e gjeneve ka qënë për shumë kohë subjekt studimesh në lidhje me inteligjencën, dhe kohët e fundit është arritur të nxirret një rezultat.

Sipas studimev inteligjenca është e trashëguar nga nëna, ajo ndikon më tepër në aftësitë njohëse të fëmijës duke qënë se mbart dy kromozome X. Gjenet e nënës apo babait mund të ndodhen në 6 zona të ndryshme të trurit, dhe në varësi të kësaj truri do të komandojë aftësitë njohëse të fëmijës, zakonet ushqyese si edhe ecurinë në shkollë.

Deri tani studiuesit nuk kanë gjetur qeliza mashkullore në sistemin nervor të fëmijës, në atë pjesë ku zhvillohen funksionet konjuktive më të avancuara, si inteligjenca, aftësia e të menduarit, zhvillimi gjuhësor si edhe planifikimi. Ky studim u krye nga “Medical research council” në Glasgoë.

Inteligjenca nuk lidhet vetëm me gjenetikën

Megjithatë shkenca ka treguar se gjenetika nuk është i vetmi faktor që përcakton zhvillimin e aftësive konjuktive (njohëse). Gjenetika ndikon rreth 40-60% në inteligjencë. Studime të tjera kanë treguar se nëna luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin intelektual të fëmijës nëpërmjet kontaktit fizik dhe emocional. Nëpërmjet kësaj lidhje fëmija krijon sigurinë që i duhet për të eksploruar botën dhe për të zgjidhur problemet.

RonaTyra

Sipas Universitetit të Washington, një marrëdhënie e mirë dhe e sigurt me nënën është shumë e rëndësishme për rritjen e disa pjesëve të trurit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu