SPAK vihet në lëvizje për skandalin “McGonigal”

0
Gjigandi

SPAK ditën e djeshme ka njoftuar deputetin Gazmend Bardhi për nisjen e hetimit, duke i kërkuar edhe vënien në dispozicion të materialeve fillestare të drejtësisë amerikane që disponohen prej tij.

Pas skandalit të ish-zyrtarit të FBI Charles McGonigal, ku nga akuzat e ngritura ndaj tij u zbulua dhe lidhja me qeverinë shqiptare, për fshehjen e takimeve që ka pasur me kryeministrin Edi Rama dhe shumave të parave që akuzohet se ka marrë nga një shtetas shqiptaro-amerikan, deputeti Gazment Bardhi i kërkoi zyrtarisht SPAK të nis hetimet ndaj Kryeministrit Rama.

Në shkresën e drejtuesit të SPAK Altin Dumani kërkohet vënia në dispozicion për nevoja të hetimit të akt-padisë së Zyrës së Prokurorit të Distriktit të Kolumbias, datë 15.09.2022.

Gazment Bardhit deklaroi pak ditë më parë:

“Sot i jam drejtuar zyrtarisht SPAK që të nisë hetimet për një organizatë kriminale, të drejtuar nga Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, për kryerjen e disa veprave penale, përfshirë :

RonaTyra

Korrupsion aktiv i nëpunësve të huaj publikë;

Deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë;

Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale;

Grup i strukturuar kriminal dhe kryerja e veprës penale nga grupi i strukturuar kriminal.”

 

Kërkesa e SPAK ndaj Gazment Bardhit

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu