SPAK kërkon 3 vite e 4 muaj burg dhe 5 vite heqje të së drejtës për pozicione për ish-kryebashkiakun Tushe

0
Gjigandi

3.4 vite burg kërkoi Prokuroria e Posaçme për ish-kryetarin e Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe, të vënë nën akuzë për shpërdorim detyrë dhe shkelje të barazisë në tendera. SPAK kërkoi përballë trupës së Gjykatës së Posaçme edhe përjashtimin për 5 vite nga e drejta për të ushtruar funksione publike

SPAK ka kërkuar gjithashtu 2 vite e 8 muaj heqje lirie për Gentian Nushin. Ndërkohë, vazhdon pretenca për të akuzuarit e tjerë.

Kujtojmë se më herët GJKKO ka pranuar gjykimin e shkurtuar për Tushen dhe të akuzuarit e tjerë. Sipas ligjit Tushe përfiton uljen e 1/3 të dënimit final.

Ish-kryebashkiaku i arrestuar për abuzimin tenderin me vlerë 24 milionë lekë për rehabilitimin e një kanali vaditës ka kërkuar më herët nga Gjykata e Lartë pavlefshmërinë e përgjimeve të kryera nga SPAK.

Tushe u arrestua me 6 korrik të vitit të kaluar bashkë me ish-vartësit e tij për akuzën shpërdorimit të detyrës. GJKKO ka rrëzuar disa herë kërkesat e tij për liri.

RonaTyra

Arrestimi i Tushes u bë lidhur me një tender me vlerë rreth 24 milionë lekë për rehabilitimin e një kanali ujitës në fshatrat Bishqethëm dhe Bitaj. Nga hetimet dhe përgjimet e Prokurorisë së Posaçme të nisura në 2020-ën rezulton Fatos Tushe ka shpërdoruar detyrën në tre raste.

Përgjatë një viti hetimesh, SPAK pretendon se ish-kryebashkiaku i Lushnjes, ka kryer shkelje jo vetëm për dhënien në favor të miqve tenderin prej 23 milionë lekësh. Sipas SPAK  ndonëse fituese u shpall ‘Euro Alb’, punimet për rehabilitimin e kanalit vaditës i kreu shoqëria e Ibrahim Lamit, i cili shfaqet shpesh në biseda dhe përgjime, si dhe etiketohet si ‘miku’ i ish kryebashkiakut.

Një tjetër episod  kundër ish kryebashkiakut lidhet me një telefonatë në të cilën një banor i kërkon ndihmë sepse një inspektor i kishte pezulluar ndërtimin e banesës, dhe ai i përgjigjet “Thuaji që fola me shefin”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu