SPAK i sekuestroi pasuritë deputetit të PD, zbulohen detaje të bujshme: Fatmir Mediu pjesë e dosjes! Fajtor për trafik droge dhe prostitucion në Itali (Dokument)

0
Gjigandi

Hetimet e drejtësisë për të shkuarën e deputetit Kasëm Mahmutaj, kanë zbuluar edhe një dosje të hershme të autoriteteve italiane e lidhur me një sërë krimesh ku në skenë del edhe ish-ministri Fatmir Mediu. Sipas dokumentave kreu i Partisë Republikane akuzohet si bashkëpunëtor i vëllezërve Mahmutaj të dënuar në Itali për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni në fillim të viteve 2000.

DOKUMENT/ SPAK i sekuestroi pasuritë deputetit të PD, zbardhen detaje

Nga hetimet intensive të drejtësisë italiane, del në pah skema sesi Mediu ka krijuar akses për Kasëm Mahmutajn dhe të vëllain Gazmend Mahmutaj për të kaluar transit në vendin fqinj.

Ky i fundit, shtetasi Gazmend Mahmutaj (alias Eduarto Toska), sipas SPAK është dënuar në shtetin italian për kryerjen e veprës penale “Shfrytëzim prostitucioni”.

DOKUMENT/ SPAK i sekuestroi pasuritë deputetit të PD, zbardhen detaje

RonaTyra

Në vendimin që mban datën 18 mars 2002 të gjyqtares Mariolina Panasiti, Fatmir Mediu ndalohet të mbajë funksione shtetërore së paku për 5 vite.

Ky vendim i fshehur nga deputeti nuk u zbatua asnjëherë pasi pas ardhjes në pushtet të Partisë Demokratike në vitin 2005, ish kryeministri Sali Berisha shpërbleu Mediun me poste ministrore.

DOKUMENT/ SPAK i sekuestroi pasuritë deputetit të PD, zbardhen detaje

Kjo është hera e parë që SPAK, në procesin e goditjes së krimit dhe korrupsionit, ka konfiskuar pasuritë e një prej anëtarëve të Kuvendit.

Ashtu siç gazeta “TemA” ka raportuar më herët, pas hetimit pasuror të referuar nga OFL, fillimisht për vëllain e deputetit Kasëm Mahmutaj, Gazmend Mahmutaj, ka rezultuar me një sërë pronash të dyshimta.

Tashmë, 2 apartamente, 2 makina dhe dy prona të deputetit Mahmutaj, janë konfiskuar nga Gjykata e Posaçme.

Hetimi pasuror i nisur për Gazmend Mahmutajn, u shtri edhe te dy vëllezërit e tij, Behar e Kasem Mahmutaj duke nxjerrë në dritë sipas Prokurorisë së Posaçme rreth 25 pasuri në total të cilët nuk justifikoheshin me të ardhura të ligjshme.

Një pjesë e pasurive ishin edhe në emër të personave të tjerë të afërt dhe konsistojnë në apartamente, pallate, tokë truall në qytetin e Beratit dhe makina.

Gjykata në përfundim të procesit, vlerësoi se kërkesa e SPAK për konfiskimin e pasurive si të krijuara nga pasuri të dyshimta, duhet të  konfiskoheshin.

Në total janë vënë në sekuestro 4 makina, 10 apartamente dhe ndërtesa, një pjesë në proces legalizimi, 3 sipërfaqe tokë truall dhe 1 pallat duke i lënë në pronësi të tyre, vetëm 3 apartamente.

DOKUMENT/ SPAK i sekuestroi pasuritë deputetit të PD, zbardhen detaje

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu