Skocia pritet të fillojë provat për mbledhjen dhe shpërndarjen e furnizimeve dhe mostrave mjekësore të NHS-s duke përdorur drone në një përpjekje për të përmirësuar metodat aktuale të transportit.
Sipas medieve të huaja, dronët do të operojnë ndërmjet objekteve të shumta të kujdesit shëndetësor midis Angus dhe Dundee, duke ndihmuar në menaxhimin e pandemisë.
Provat e para të dronëve do të fillojnë në muajin mars, një lëvizje të cilën këshilltari udhëheqës i Këshillit Angus, David Fairweather e përshkroi si një hap në ‘transformimin’ e sistemit të kujdesit shëndetësor për rajonin.
Metoda e re e transportit synon t’i ofrojë NHS-s një shërbim grumbullimi dhe shpërndarjeje sipas kërkesës, duke lejuar që mostrat të mblidhen nga praktikat mjekësore lokale për analiza në laboratorët e patologjisë në spitalet më të mëdha duke përdorur një shërbim më të shpejtë dhe më të besueshëm.