Këngëtari dhe reperi Skerdi, ka qenë i ftuar në episodin e së dielës në “Barber Shok”.
Siç e do tradita e emisionit, teksa po rregullonte pamjen e tij te berberi, ai nuk hezitoi t’iu përgjigjet pyetjeve të shumta të moderatorit Fis Juniku.
Ky i fundit në një moment e ngacmoi Skerdin me pyetje rreth jetës private, të cilave nuk hezitoi t’iu përgjigjet.
Fis Juniku (Foto: Barber Shok/YouTube)
Mes të tjerash, ai vuri në dukje një detaj shumë interesant se si ishte njohur me bashkëshorten e tij përmes mediave.
“Me gruan [Vesën] kam rënë në kontakt përmes portaleve, për intervistë më ak ftuar dhe aty jemi takuar”, ka thënë Skerdi.
Fis Juniku (Foto: Barber Shok/YouTube)
Çifti përndryshe janë prindër të një djali dhe jetojnë së bashku në Kosovë – vendi prej edhe nga vjen bashkëshortja e Skerdit.
/abc24.al/