SKEMA KRIMINALE E PATI TRAVEL/ Kush është “Soni” në Bruksel që sistemon lekët nëpër autobusa

0
Gjigandi

Në datën 25.08.2021 në pikën kufitare të Horgosh në autobusin e kompanisë Pati Travel janë kapur nga shërbimet doganore plot 100.000 euro të padeklaruara të cilat po vinin në Shqipëri.


Autoritetet serbe e deklaruan sukses operacionin dhe e njoftuan edhe në faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave. Por shteti ynë heshti. Asnjë hetim nga Krimi Ekonomik apo Prokuroria për kompaninë e vëllezërve Rexhmati.


Faktet dhe provat që kemi sjellë janë dëshmi e një ish-punonjësi të kompanisë. Detajet e treguara janë tronditëse. Duke filluar që me abuzimin e orëve të punës së shoferëve, duke vijuar me çmimet stratsferike të biletës gjatë periudhës së ‘lock-down’ e deri tek kontrabandimi i milionave paund dhe euro drejt vendit tonë dhe Maqedonisë së Veriut.

Autobusët dy katesh si “strehë e sigurt”

Pati Travel operon më së shumti me autobusë dy katesh. Ish-pjesëtari i stafit dëshmon se në këto autobusë ka ndarje sekrete për sistemimin e shumave cash të paundit dhe euros që vinë në vendin tonë.

RonaTyra

Autobusët nisen me udhëtarë nga Tirana për të mbërritur në Bruksel. Ndërkohë nga Londra janë nisur furgonë dhe mjete të vogla me shuma para cash. Rruga e kthimit është e gjithë puna.

“Soni” njeriu që sistemon lekët dhe dorëzon autobusat

Sipas dëshmisë së ish-punonjësit të Pati Travel, në Bruksel autobusin e merr në dorëzim “njeriu” i vëllezërve Rexhmati. Një lidhje shoqërore dhe farefisnore e tyre.

Personi i identifikuar me emrin Edison Gj. (redaksia e disponon të plotë emrin) e dorëzon autobusin tek shoferët 10 minuta para udhëtimit. Gjithashtu është kujdesur që i maskuar si pasagjer, në autobus të udhëtojë dhe një person i besuar që të mbajë gjithë kohës në vëzhgim ngarkesën me para.

Lidhjet me doganierë

Autobusët e Pati Travel nuk i nënshtrohen kontrollit doganor në Hungari-Serbi-Kosovë-Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut. Doganierëve të këtyre pikave i jepen thjesht pasaportat e udhëtarëve, “një kafe” për vete dhe kaq. Udhëtimi vijon i qetë.
Por si është i plotë itinerari i lëvizjes së parasë cash nga Londra dhe vendet e Beneluksit, kush i nis atje dhe ku përfundojnë në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, do jetë pjesa e ardhshme e dëshmisë që do të vijojë zbardhjen e kësaj linjë ndërkombëtare të kontrabandimit të parasë cash.

*Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Abc24.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Abc24.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016*

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu