Do dukej si një skenar filmi por ngjarja që do ju përcjellim ka ndodhur në Bilisht të Korçës.
Banka BKT i ka zbrazur llogarinë të moshuarës në periudhën kur i ka dalë lotoja amerikane. Pasi qëndroj disa vite në SHBA, ajo kthehet dhe një surprizë e hidhur e priste, BKT i kishte marrë 10 milion lekë.
Vangjeli Gjergo Qeleshi ka kërkuar ndihmën e organeve të drejtësisë duke depozituar një kallëzim për të zbardhur fatin e kursimeve të saja dhe marrjen e tyre. Por në dyert e drejtësisë Vangjelia gjen akoma edhe më shumë padrejtësi, prokuroria e çështjes Dhorina Theodhori e kanalizon çështjen në llogari të tjera rrjedhëse aq sa e kishte ngushtuar rrethin e hetimit doli me pretencën se nuk ka rast për hetim.