Skandali i pulave të ngordhura! Në hetim firmat dhe institucionet, përse lajmi iu fsheh publikut?!

0
Skandali i pulave të ngordhura! Në hetim firmat dhe institucionet, përse lajmi iu fsheh publikut?!
Gjigandi

Procesi hetimor ndaj ngordhjes masive të pulave në Durrës, ka nisur ndaj komunikimeve zyrtare mes kompanive dhe instuticioneve shtetërore.

Jo thjesht kur ka shpërthyer infeksioni, por kur janë njoftuar institucionet përgjegjëse duke nisur nga Ministria e Bujqësisë dhe drejtoritë si agjencia e ushqimit dhe veterinarisë dhe autoriteti i ushqimit. Procesi i verifikimit ka nisur së pari ndaj dy kompanive të prekura nga ngordhja masive e shpendëve, por në fokus është nëse kanë funksionuar kontrolli nga institucionet, dhe nëse jo, përse.

Veprimet e oficerëve të policisë gjyqësore po kryhen me urdhër të prokurorisë së Durrësit që mbas denoncimit publik po kryen hetime për nenin 207, mbi  akuzën e shkeljes së karantinës. Ndërkohë kryeprokurorja e këtij qyteti Anita Jella konfirmoi për TCH  se po kryhen një sërë veprimesh jo vetëm në marrjen në pyetje të administratorëve por edhe të sekuestrimit të dokumentëve, derisa të qartësohet nëse kanë reaguar apo jo në kohë institucionet dhe drejtoritë vendore dhe nga ana tjetër nëse kompanitë i respektuan apo jo rregullat e karantinës. Për të zbuluar se përse nuk u asgjësuan shpendët e ngordhur dhe përse nuk pati një reagim edhe nga Ministria e Mjedisit për këtë çështje, prokuroria synon të administrojë të gjithë rregulloren se cilat janë detyrat e çdo institucioni në raste epidemiologjike.

Ndërsa ngordhjet e shpendëve u bënë publike në datë tetë mars, Ministria e Bujqësisë njoftoi rastin e parë të gripit H5NB te shpendët vetëm në datën 20 mars. Prokurorët presin përgjigje edhe për pyetjen tjetër se përse ministria nuk ka vënë në dijeni autoritetet shëndetësore që duhet të kryenin sipas protokollit monitorimin epidemiologjik.

Gjithë çështja është te koha dhe për çfarë është përdorur ajo? Për të mos përhapur panik, apo për të fshehur të vërtetën? Këtë pritet ta zbulojnë hetimet.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu