Si ndikon pozicioni i gjumit në shëndet

0
Gjigandi

Sa herë shtriheni në shtrat për të bërë një sy gjumë me siguri e mendoni se si do të flini, në shpinë, në krah apo në bark? Pavarësisht se shkencërisht nuk ka lidhje të forta të pozicioneve të gjumit me problemet si dhimbja e shpinës, gërhitja, personaliteti apo sa shpesh zgjoheni gjatë natës, megjithatë ekzistojnë disa lidhje interesante mes këtyre fakteve.

1.Të fjeturit në bark: Nëse ju pëlqen të flini në bark, ju mund të jeni person i shqetësuar dhe i tronditur dhe kështu të fjeturit në këtë pozicion ju bën të ndiheni më mirë. Nëse e preferoni këtë mënyrë të të fjeturit, ju duhet të përdorni jastëk shumë të butë apo edhe fare për të mbajtur qafën mirë.

2. Të fjeturit në bark – pozicioni i rënies së lirë: Rreth 7 për qind e popullatës flenë në këtë mënyrë. Ju gjuheni në krevat me duart e vendosura rreth jastëkut dhe kokën në njërën anë. Nëse kjo është pozita juaj e preferuar e të bërit gjumë, hulumtimet thonë se ju mund të jeni person shumë social dhe me mendje të hapur, por në anën tjetër nuk jeni shumë i hapur ndaj kritikave.

3. Të fjeturit në shpinë: Ky pozicion mund të shkaktojë më pak dhimbje të shpinës. Mirëpo, nëse tashmë keni dhimbje shpine, kjo do ta përkeqësojë gjendjen tuaj. Nëse gërhitni ky pozicion i gjumit e bën ende më problematike këtë.

4. Të fjeturit në krah: Më shumë se 40 për qind e njerëzve flenë me trupin e kthyer anash. Është pozita më e preferuar nga femrat për të fjetur. Disa hulumtime thonë se njerëzit që flenë në këtë pozitë janë më të shoqërueshëm, më të dashur dhe më të ndjeshëm.

RonaTyra

5. Nëse gërhitni gjatë gjumit: Për të mbajtur nën nivel gërhitjen, pozita më e preferuar e gjumit është të fjeturit në krah.

6. Nëse keni dhimbje shpine: Të fjeturit në krah fiton edhe në këtë rast. Për t’i bërë më shumë presion të pasmeve dhe shpinës, mund të vendosni jastëk ndërmjet këmbëve.

7. Nëse jeni shtatzënë: Edhe gjatë shtatzënisë, të fjeturit në krah është pozita më e preferuar. Gjatë kësaj periudhe, të fjeturit në krah të majtë tek nënat preferohet më shumë mjekët pasi foshnja mund të furnizohet më mirë me gjak dhe me ushqim nga nëna.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu