Si e njohën aleatët e mëdhenj Luftën tonë antifashiste

0
Gjigandi

Dr. Elidiana Canaj*

 

Fillimet e rezistencës antifashiste në Shqipëri

Populli Shqiptar e filloi rezistencën kundër pushtimit fashist më 7 prill 1939, ende pa filluar zyrtarisht lufta e dytë Botërore. Shqiptarët u gjendën të tradhtuar nga mbreti Zog dhe Qeveria e tij. Shqipëria dhe shqiptarët ishin né gjendje tejet të veshtiré. Me pushtimin fashist nuk rrezikohej vetëm humbja e pavarësisë, por vihej në rrezik edhe ekzistenca e Shqipërisë si shtet. Ndaj rezistenca kunder fashizmit tek ne presupozonte luftë të vendosur, pa kompromis kundër pushtimit për çlirimin dhe shpëtimin e Shqipërisë nga copëtimi dhe për rivendosjen e Pavarësisë.

Eksperienca jonë historike e luftërave dhe fitoreve në kohën e Skënderbeut dhe luftërat e tjera atdhetare ishin trashëgimia frymëzuese për qëndrime të prera e të papajtueshme me pushtuesit e bashkëpunëtorët e tyre brenda vendit.

RonaTyra

Edhe pse në fillimet e Rezistencës popullore antifashiste vepronin me sukses e heroizëm njësitet guerile dhe nisën të krijohen çetat e para partizane. Ishin krijuar dhe vepronin grupet komuniste, por nuk ishte krijuar ende Partia, e cila ishte kërkesë e domosdoshme për situatën luftarake, politike, ushtarake. Kjo forcë politike do te udhëheqtë organizimin dhe zhvillimin e LANÇ drejt fitores. Në programin e saj ishin kërkesat për zgjidhje të Popullit Shqiptar ishte çështja ekzistenciale e lirisë dhe Pavarësisë së Shqipërisë. Njëkohësisht kjo forcë politike u orientua drejt e me mençuri në politiken dhe marrëdhëniet me jashtë.

Ndryshoi edhe më tej situata dhe raporti i forcave me hyrjen e ish BRSS në luftë mbas pushtimit te tij nga Gjermania naziste ne qershor 1941.

Referuar rrjedhës historike të ngjarjeve, sukseset pasuan me thirrjen e Konferencës së parë antifashiste Nacionalçlirimtare në Pezë më 16 shtator 1942. Në këtë konferencë u hodhën themelet politike dhe organizative të bashkimit të Popullit Shqiptar në luftë për një Shqipëri të lirë, të pandashme, të pavarur e demokratike. Lufta po përparonte në mbarë vendin.

Koalicioni antifashist përfshinte vendet dhe popujt që ishin ngritur në luftë kundër bllokut agresiv të Italisë fashiste, Gjermanisë naziste, dhe Japonisë militariste në vitet e Luftës së Dytë Botërore (1939 – 1945).

Gjatë gjithë viteve të Luftës së Dytë Botërore PKSH dhe lëvizja antifashiste nacionalçlirimtare e popullit shqiptar iu përmbajtën fort parimit se faktori vendimtar për çlirimin e vendit dhe triumfin e revolucionit popullor do të ishte lufta e armatosur dhe pa kompromis e veté popullit shqiptar. Gjithashtu shqiptarët ishin të ndërgjegjshëm se nuk mund të arrihej e plotë dhe shpejt fitorja mbi pushtuesin në Shqipëri pa shkatërruar fashizmin në shkallë botërore.

Qendrimet politike dhe luftarake të Popullit antifashist e liridashes Shqiptar ishin aktive dhe të vendosura. Shqipëria dhe shqiptarët dëshmuan se ishin të besueshëm për fuqitë e mëdha. Jo vetëm për situatën e krijuar, jo vetëm për rolin aktiv antifashist e nacionalçlirimtar të Luftës së shqiptarëve, por edhe për vendin e rolin e rëndësishëm që Shqipëria ka në rajon, nuk mund të ishte as jashtë vemendjes e as jashtë interesave të fuqive të mëdha! Né dhjetor 1942 erdhën direktivat e Komitetit Ekzekutiv té Internacionales Komuniste. Këto direktiva shënuan mbështetjen e nevojshme politike të Luftës së Popullit Shqiptar. Ato inkurajonin komunistët shqiptarë dhe forcuan besimin e tyre se rruga qé kishin zgjedhur ishte e vetmja rrugé e drejté.

Veç mbështetjes nga Kominterni, Deklaratat e fuqive të mëdha të bllokut antifashist botëror të dhjetorit 1942, ishin ogur i mirë për Shqipërinë! Luftës së shqiptarëve për Liri e antifashizëm iu dha vlerësim pozitiv.

Deklaratat e fuqive të mëdha mbërritën njëra pas tjetrës. E para, më 10 dhjetor 1942, u bë publike deklarata e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Më 17.12.1942 u publikua deklarata e qeverisë sovjetike. Aty shkruhej: “Bashkimi Sovjetik, që e ndjek me simpati të plotë luftën e guximshme të patriotëve shqiptarë kundër okupatorëve italianë, nuk njeh asnjë pretendim të imperializmit Italian mbi territorin shqiptar dhe dëshiron ta shohë Shqipërinë të çliruar nga zgjedha e pushtuesve fashistë dhe pavarësinë e saj të rivendosur”.

Po mé 17.12.1942 u bë publike deklarata e ministrit të jashtëm britanik Anthoni Eden në dhomën e komuneve ku, që në hyrje bëhej fjalé per “ndjenjat e simpatisë kundrejt popullit shqiptar që pati fatin e keq të ishte një nga viktimat e para të agresionit fashist”. Më tej në Deklaratë shprehej dëshira e qeverise angleze “për ta parë Shqipërinë të çliruar nga zgjedha italiane dhe pavarësinë e saj të rivendosur”. Pavarësisht domethënieve diplomatike formulimi i Deklaratave zyrtare kishte rëndësi për vlerësimin e LANÇ të shqiptarëve. Këto deklarata zyrtare të fuqive të mëdha të koalicionit antifashist botëror ”…ishin një njohje e Luftës dhe e të drejtave të popullit tonë ”, ishin “….një mbështetje e madhe morale e politike për luftën e popullit tonë dhe një premtim për sigurimin e lirisë dhe të pavarësisë ….”. Kjo ishte fitore e merituar e Luftës dhe e përpjekjeve të Popullit Shqiptar… Njohja e LANÇ ishte njëherazi njohje e mëvetësisë së shtetit Shqiptar, perjashtimit të rrezikut të coptimit të trojeve shqiptare dhe e përfshirjes së Shqipërisë në familjen Antifashiste Botërore.

Pikërisht me të vërtetat historike është shkruar Historia,. Aty bazohet krenaria jonë, mirënjohja, frymëzimi ynë atdhetar. Me të drejtë dhe me detyrimin që na buron së brendëshmi i përulemi kontributit të ishluftetareve të lirisë dhe Popullit luftarak Shqiptar që qendroi heroïek e i papërkulur me gjithçka mundi e kish për ruajtjen e Shqipërisë dhe të gjithçkaje shqiptare në rrugën e progresit!

Ne e dimë dhe e ruajmë në vëmendjen tonë që në prag të përfundimit të LANÇ arriti rreth 70.000 numri i forcave partizane në përbërje té USHNÇ, nga të cilët 6.000 ishin vajza dhe gra. U krijua shtabi i Përgjithshëm i Ushtrise së rregullt. Formacionet partizane të Ushtrisë Antifashiste Nacionalçlirimtare arritën deri në nivelin e divizioneve e korparmatave!

Liria na kushtoi shtrenjtë!

Dhanë jetën për liri e antifashzëm mbi 28.000 dëshmorë ose mbi 2,62% të popullsisë së kohës (shkruhet edhe mbi 30.000), nga të cilët 251 ishin dëshmore vajza e gra. Gjatë LANÇ në Shqipëri janë dënuar me varje në litar 5 vajza nga 6 dënime té tilla në botë! Një vajzë u dënua me djegje së gjalli! Një vajzë u dënua me pushkatim….Veç të rënëve pati 13.000 të sakatuar, 45.000 të burgosur e të internuar!

Veç mundit, përpjekjeve, jetëve të humbura, gjymtimeve, gjakut të derdhur për të fituar lirinë, patëm dëme të mëdha materiale!

Sikur vetëm humbjen né njerëz të Luftës së Dytë Botërore të kenë parasysh brezat, shtetet do të bënin të pamundurën të parandalonin rrezikun e fashizmit, të neofashizmit, të luftërave agresive pushtuese! Vetëm Lufta e Dytë Botërore u kushtoi popujve të botës 2.5% të vrarë!

Vlerë dhe meritë e shqiptarëve është se:

çlirimi i vendit nga pushtimi nazifashist u arrit me forcat e veta, me luftën e Ushtrisë antifashiste nacionalçlirimtare dhe me mbēshtetjen e popullit atdhetar shqiptar nën udhëheqjen e Partisë Komumiste Shqiptare.

Lufta jonë ishte pjesë integrale e Luftës antifashiste të popujve liridashës e antifashiste në mbarë botën. Jo vetëm për qëndrimet reale te solidariteti e ndihmës ndaj popujve fqinjë, por edhe për këtë arsye zyrtare të konfirmuar nga fuqitë e mëdha të kohës nuk qëndron as shpallja e as mbajtja e ligjit të luftes nga fqinjët tanë grekë me Shqipërinë

Jo vetëm parim ishte e teorikisht, por eksperienca e popujve dhe e jona e kanë vërtetuar sot dhe kurdoherë sa e nevojshme dhe e domosdoshme është mbështetja e solidarizimi me Luftën e popujve në mbrojtje të të drejtave të tyre për Liri, paqe, vetëvendosje, vetëqeverisje! Sot ze vend të veçantë për ne dhe mbarë forcat progresive në botë mbështetja dhe solidarizimi me luftën mbrojtëse të luftëtarëve të popullit të Ukrainës kundër agresionit rus. Denimi i agresionit rus ndaj të pafajshmëve është mbrojtje e të drejtave të popujve, përfshirë edhe veten tonë

Shqipëria ka ruajtur e fituar besimin dhe mbështetjen e miqve të vërtetë e të mëdhenj në mbrojtje të kauzës atdhetare e internacionaliste. Shqiptarët kanë manifestuar vlerat kulturore të identitetit etnik në të gjithë qëndrimet dhe angazhimet konkrete në pune si brenda vendit ashtu edhe në marrëdhëniet me jashtë.

Si antarë të Organizatës së Veteranëve dhe Pasardhësve të LANÇ të Popullit Shqiptar “Nderi i Kombit” si Pasardhës té Veteranéve, por edhe si pjestaré té Familjeve té Déshmoréve kemi mésuar té ruajmé e té pércjellim té pastra vlerat e historié sé LANÇ. Ne jemi krenarë për këto vlera dhe të vërtetat historike shkencore. Tek ‘to gjejmë frymëzimin dhe mobilizohemi për puné té mira né shérbim té Atdheut qé çdo qelizé e tij té jetojé shéndetshém! Si organizaté bashké me shkollén, familjen, institucionet shkencore, historianét tané ne synojme t’u pércjellim brezave modelin mé té mirë të sjelljes e qendrimeve të paraardhésve tané, veterané té LANÇ, dëshmorëve, heronjve. Synojmë që fëmijët tanë nipat, mbesat, brezat që vijnë të kenë të fortë logjikën dhe metodologjinë shkencore në studimin e historisë së popullit shqiptar!

*N/kryetare e Kryesisë së Komitetit Kombëtar të Organizatës së Veteranëve dhe Pasardhësve të LANÇ të Popullit Shqiptar “Nderi i Kombit “

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu