Gara për kreun e SPAK, Dumani: Prokurorët të mos hezitojnë për ndjekjet penale ndaj ‘jakës së bardhë’

0
Gjigandi

Ditën e sotme do të zgjidhet kreu i ri i SPAK, mes tre kandidatëve Adnan Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili.

Pasi Xholi paraqiti programin e tij para anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, është Dumani ai që filloi prezantimin.

Në hyrje të fjalës së tij Dumani tha se nuk ka konflikt interesi me asnjë nga anëtarët e KLP-së. Ai u shpreh më tej se është shumë i motivuar për të garuar për kreun e SPAK.

“Suksesi varet nga bashkëpunimi instutucional, puna në grup dhe integriteti personal i anëtarve të SPAK. Sa herë me është dashur të angazhohem në gara është e vështirë, sepse ne jemi mësuar të përfaqësojmë akuzën dhe jemi të kursyer kur flasim. Kam një eksperiencë të gjatë në radhët e prokurorisë. Iu përgjigja thirrjes për t’u bërë pjesë e garës ndërsa prej tre vitesh jam anëtër i SPAK. E kam parë si mision punën në SPAK dhe është shumë i vështirë”, tha Dumani.

Ai tha gjithashtu se ka ndjekur penalisht vepra me natyrë korruptive, duke çuar në gjykim gjyqtarë dhe prokurorë, apo drejtues të ndryshëm institucionesh.

RonaTyra

“Emri nuk më bën përshtypje, prova po se duhet proces i rregullt ligjor pa cenuar të drejtën e lirinë e personit që mund të jenë dhe pjesë e procedimit penal”, tha Dumani në prezantimin e tij, kur u pyet se cili do jetë qendrimi i tij në rast se zgjidhet në krye të SPAK për disa dosje që kanë impakt të madh në shoqëri e politikën shqiptare.

Dumani theksoi se ka hetues që informacionet që kanë i thonë me siklet për shak të emrit.

“Në takimet që bëj me hetues, vijnë ta thonë një informacion me siklet, se mund të dalë diçka që ata e vlerësojnë problematike dhe unë u them emri s’ka rëndësi, prova”.

“E vërtetë që kam shumë dosje akoma në hetim dhe si prokuror dhe si zv.prokuror, unë do vijoj të ndjek ndoshta jo të gjitha por cështjet shumë të rëndësishme që kanë impakt në opinionin publik dhe sa u takon fateve integruese të këtij vendi, do i ndjek vetë, e kam bërë këtë edhe si zv drejtues.

S’ka qenë e thjeshtë. Kam dalë në 7 e 15 nga shtëpia dhe jam kthyer pas 7 të darkës e shtuna vijion të jetë ditë e zakonshme pune, të dielave jam i punësuar part time dhe po nuk dola në zyrë.
E thashë për t’ju siguruar që unë sërish do angazhohem në hetim e gjykim të cështejve të rëndësishme që kam në dorë.

Unë jam e do mbetetm prokuror do Zoti deri sa të dal në pension. Vende pune kam pasur në karrierën time plot, nuk e shoh si vend pune prokurorin në SPAK por si mision.

Sa i takon cështejve të krimit të organizuar për shumicën prej tyre jam në dijeni se kam një dorë vetë atje, jam si pika e kontaktit kur vjen info për cështje të rëndësishme nga institucionet ligjzbatuese të shteteve të tjera e jam në dijeni për cështje për krimin e organizuar.

Për cësthej që bëj vetë nuk përgjigje, për cështje që i kanë prokurorë të tjerë, i nxis, i ndihmoj nëse kanë nevoje, nëse duan më shumë hetues, prokurorë të tjerë, mjete speciale të hetimit, unë jam gjithmonë në mbështetje të prokurorëve.

Për më tepër që këto cështje janë shumë të ndjeshme për publikun dhe vetë SPAK.

Prokurorët do kenë vetëm mbështetjen tim, e ndërhyrja në raport me hetimin është ajo që parashikon ligji, vetëm përmes një kërkimi informacioni e më tej përmes një udhëzimi jo imponues, do i shfrytëzoj këto instrumente nëse lind nevoja.

Për të pasur sukses duhet frymë dhe punë në grup. Do angazhohem maksimalisht për të krijuar këtë frymë e grup, që prokurorët të mos hezitojnë të ushtrojnë ndjekjen penale por të jenë aktive ndaj krimit të jakës së bardhë pavarësisht se kush është emri që fshihet pas.

Në takimet që bëj me hetues, vijnë ta thonë një informacion me siklet, se mund të dali dicka që ata e vlerësojnë problematike dhe unë u them emri s’ka rëndësi, prova. Emri e kjo është ajo që kam parim, prova, emri nuk më bën përshtypje, prova po se duhet proces i rregullt ligjor pa cenuar të drejtën e lirinë që mund të jenë dhe pjesë e procedimit penal”, tha ai.

j.l./ dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu